Agresion luftarak që kërkonte të zhdukte gjithcka që donte të linte pas një tokë të djegur, kështu e konsideroit kreu i qeverisë Edi Rama, sulmin kibernetik ndaj faqeve qeveritare në vend.
Rama shtoi se sulmi nuk ia arriti qëllimit dhe se dëmet sipas tij janë shumë të lehta.
“Eshtë një shqetësim i madh, kemi sulme të vazhdueshme prej shumë vitesh, por të një shkalle të ulët. Ky është një agresion i mirëfilltë luftarak në botën e internetit dhe sistemeve dixhitale. Agresion i egër me një qëllim të qartë, zhdukjen e të dhënave, duke lënë një tokë të djegur nga pas, ky është konkluzioni i ekspertëve që na kanë mbështetur dhe zotërojnë edhe njohurinë më të madhe sot, si Microsoft.
Sulmi nuk e ka arritur qëllimin, dëmet janë shumë më të lehta se shkalla e agresivitetit. Sistemet janë kthyer në punë. Të dhënat janë irrelevante sa i përket sensitivitetit të tyre. Gjithcka tjetër ka patur si qëllim përhapjen e panikun dezinformimit. Kjo është situata sot.”- tha Rama.
Top Channel