Rreshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin orët e fundit, kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në zonën e Tropojës. Pemë të rrëzuara, prezencë uji në banesa, rrugë të përmbytura, është kjo panorama apokaliptike, që vjen nga Tropoja si pasojë e reshjeve të shiut.
Nga informacioni i marrë nga bashkitë si rezultat i kushteve të motit rezulton se: gjendja ne fshatin Fushe-Lumi te Nj.Adm.Margegaj dhe ne fshatin Vlad te Nj.Adm.Bytyc ka përmbytje te jashtezakonshme.
– Ne fshatin Vlad situata është më e përkeqësuar, aty që në oret e para të mëngjesit ndodhen stafi i Bashkise Tropojë, ku po monitorojnë situatën pë të parandaluar ndonje fatkeqesi.
-Ne fshatin Fushe-Lumi 7 familje janë të bllokuara nga sasia e madhe e reshjeve dhe uji i grumbulluar.
Sakaq rrugët nacionale të bashkisë Tropojë kanë qenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe vërshimit të ujrave. Janë të kalueshme vetëm në një korsi.
Sakaq përmes një postimi në facebook, kreu i bashkisë së Tropojës Rexh Byberi, ngre shqetësimin e rezervuarëve të tejmbushur të cilat sipas tij rrezikojnë në mot si ky I ditëve të fundit.
Top Channel