Protesta e pedagogëve për pagat/ Rama: Me forcë e ultimatime mua e kësaj qeverie nuk i merret gjë!

17/09/2022 12:44

Lidhur me protestën e pedagogëve për pagat, kryeministri Rama u tregua I prerë kur tha se me forcë e ultimatime kësaj qeverie nuk i merret gjë.

Rama paralajmëroi se po punohet për një mbështetje për universitetet.

Pa folur me emra konkretë, Rama foli ashpër ndaj pedagogëve kur tha se disa prej tyre nuk meritojnë pagën e jo më të kenë rritje.

“Është momenti për ta përsëritur që me forcë e ultimatime mua e kësaj qeverie nuk i merret gjë. Aq më tepër që me pedagogët kemi një tryezë të hapur që do mbahet besoj nga tetori. Do të vlerësojmë suksesin. Po pergatisim një mbështetje të re për universitetin ku padyshim do ketë edhe rritje pagash, por këto daljet me bllokime e kërcënime, këto janë edhe .. nuk di si janë në kohë krize, kur në fakt duhet të dilnin të tjerë. Janë shumë më mirëkuptues pensionistët, por jo këta që nuk e di a e meritojnë edhe rrogën që kanë e jo më të kërkojnë edhe shtesë rroge.” u shpreh Rama.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA