Katastrofë në gojën e atij që sot është monument i gënjeshtrave e shpifjeve, kështu iu përgjigj kryeministri Edi Rama interesit të medias lidhur me ndikimin e tij në mbylljen e çështjen ‘Basha’, për lobimin rus, akuzë e artikuluar nga Sali Berisha.
“Ai që ju quani kryetar i PD është turpi në gojën e kujtdo në raport me botën e informacionit dhe në debatin publik. Është monumenti i gënjeshtrave shpifjeve akuzave, prurësi më i madh i llumit moral, gjuhësor, njerëzor, në jetën shqiptare, në historinë e Shqipërisë. Nuk e ka një të dytë. Cfarë kërkoni nga unë, kërkoni realisht ta marr seriozisht këtë pyetje.
Po a nuk është i njëjti që me forcë mohoi cdo lidhje të financimeve me Rusinë që i vuri gjoksin dhe e mbrojti me pathos Lulzim Bashën? Ku hy unë tani, po kjo është historia e një shejtan budallai që torolis një vend të tërë duke të hequr për hunde të gjithë ju që e pranoni me veten tuaj që ta konsideroni si pikë referemi si burim si një subjekt që meriton të hy në gojën tuaj. Është katastrofë. Financimi rus i PD është denoncuar nga PS dhe Balla, Brace e me radhë nuk keni lënë gjë pa ju bërë e thënë.
Ashtu sikundër është denoncuar, nëse nuk gabohem Muhamed Veliu, s’kanë lënë gjë pa i thënë. Ka qenë Veliu që ka bërë disa kronika. E cfarë kërkoni sot? Basha doli e tregoi një përrallë me aksionerë nga diaspora, dhe cfarë nuk tregoi. Pse nuk u habitët atëherë. Shumë shpejt do habiteni edhe për gjëra të tjera. Keni cështje që ulërasin, dhe do vini do thoni po mos ke patur ti gisht…” u shpreh Rama.
Top Channel