Konfiskimi i kateve pa leje/ Rama sulmon drejtësinë: Prokurorë e gjykatës bëjnë tregti me dosjet. Nxorëm VKM për të kapërcyer ngërçin

17/09/2022 12:05

Edi Rama sqaroi edhe një herë sot arsyen e VKM-së për konfiskimin e kateve pa leje.

Duke akuzuar sërish prokurorë e gjykatës se bëjnë tregti me dosjet, Rama tha se VKM vjen për të kaluar pikërisht këtë ngërç, pasi siç u shpreh, ndërsa ndërtuesi mund të ketë gjykatësin ‘në xhep’, nuk do i dalë llogaria, të blejë sipërfaqen e ndërtuar pa leje me çmimin real të tregut dhe jo me atë që deklarojnë.

Kur vjen puna te drejtësia, jemi në një anë. E kam thënë disa herë, është e tmerrshme, por pse ndodh. Sepse këta më të pasurit me këtë drejtësi i zgjidhin punët. Ky është problemi është drejtësia që nuk na lejon t’i bëjmë gjërat deri në fund, se në fund fjalën e ka drejtësia. Flitet për policinë, po nëse gjykatat do bënin sa policia ky vend sot do ishte shumë herë më i përparuar.

Sa janë rastet që policia i con në gjykatë, dhe sa fajtorë marrin bekimin e gjykatës për tu rikthyer në jetën e përditshme për të përsëritur të njëjtin faj. SPAK është një institucion i ri që merret me gjëra të tjera. Prokuroria e Tiranë e të rretheve merren me këto. Plotësojnë dosje e mbushin statistika për të cuar para drejtësisë për një mur. Këta që ndërtojnë për të shitur e blejnë prokurorin e gjykatësin.

Të tjerat janë poshtësi të vemjeve me gjak jeshil që dalin nëpër tv e nuk lënë gjë pa thënë. Nuk i bëjmë gabimet me qëllim e nuk përdorim pushtetin për ato që akuzohemi. Pazaret me oligarkët e kisha shumë të thjeshtë. VKM vjen si nevojë për të kapërcyer këtë ngërc.

Prokurorët dosjet i bëjnë tregti me politikën dhe median. Një vendim qeverie nuk heq dot nga duart e drejtësisë, por ata që kanë ndërtuar do vënë mend. Sepse nëse ke gjykatësin në xhep, nuk të del llogaria ta blesh me cmimin real.” tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA