SPAK kërkoi 1 vit burg/ Gjykata e Posaçme shpall të pafajshme komisioneren e Vettingut, Etleda Çiftja

16/09/2022 13:45

Gjykata e Posaçme shpallI të pafajshme komisioneren e Vettingut, Etleda Çiftja, pasi SPAK kërkoi një vit burg.

Gjykata thekson se për të dyja veprat, falsifikim dhe deklarim i rremë, SPAK duhet të kishte vendosur mosfillim hetimesh dhe nuk duhet të kishte ngritur akuzë.

“Fakti penal nuk ekziston”, tha gjyqtari i posaçëm.

“Unë mendoj se do t’u vihen nën dispozicion materialet edhe mediave që ky vendim të publikohet i potë në mënyrë që përgojimi i emrit tim prej një viti të marrë fund. SPAK ka bërë punën, por jam e bindur që kallëzuesit po (nuk e duan reformën në drejtësi)”, tha ajo për mediat.

Kujtojmë se Çiftja u akuzua për falsifikim dhe deklarim të rremë.

Më konkretisht për “Falsifikim dokumentesh“ dhe “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

Sipas SPAK, nga hetimet është provuar se Etleda Çiftja, në deklaratën me nr 14568 indeksi, datë dorëzimi 17.07.2017, ka kryer deklarim të rremë të pasurisë, e konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, të dy parcelave tokë me sipërfaqe 1450 m2 dhe 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e  marrjes së një kredie pranë një banke.

Gjithashtu Çiftja, sipas SPAK kishte dorëzuar pranë ILDKPKI, një kontratë me përmbajtje të falsifikuar, referuar çmimit të pasqyruar në të, provuar,  pasi kjo kontratë  nuk përputhet me atë të gjendur pranë arkivës së zyrës noteriale ku është përpiluar dhe pranë ASHK-së në momentin e regjistrimit të pasurisë për të cilën është lidhur kjo kontratë. SPAK shtoi më parë se kjo kontratë përmbante të dhëna të rreme edhe në lidhje me vetë veprimin e pasqyruar në të, pra shit-blerjen e parcelës.

Vendimi i plotë i Gjykatës së Posaçme për Etleda Çiften

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA