Shtëpia e Bardhë miratoi të enjten një paketë të re deri në 600 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën.

Ky është hapi tjetër i ndihmës së Uashingtonit për Kievin, i cili ka nisur kundërofensivën kundër pushtimit rus.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha në një deklaratë se paketa do të përfshijë 37.000 fishekë artilerie dhe katër radarë kundër-artilerie, midis armëve dhe pajisjeve të tjera.

Ndihma ushtarake përfshin sisteme raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë, HIMARS, për të cilat Ukraina ka thënë se kanë qenë efektive në ndihmën e forcave të saj në fushën e betejës.

Më 8 shtator, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi ndihmë ushtarake prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën, por edhe për disa nga shtetet e Ballkanit.

Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit tha se përafërsisht 1 miliard dollarë do të ndahen për Ukrainën.

Ndihma ka për qëllim të përdoret për mbrojtjen e sovranitetit, modernizimin e forcave të sigurisë, përmirësimin e partneritetit me aleancën ushtarake të NATO-s dhe forcimin e kapaciteteve për “t’iu kundërvënë ndikimit rus dhe agresionit”, tha zyrtari amerikan.

Ndihma ushtarake që SHBA-ja ka dhënë për Ukrainën prej kur Biden është bërë president kalon vlerën prej 15 miliardë dollarësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA