Me armë dhe kokainë, vihet në pranga 39-vjeçari në Tiranë
16/09/2022 11:20
Një 39-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi qarkullonte me armë dhe lëndë narkotike.
Gjatë operacionit të koduar “Ekol” u arrestua Jetmir Madani.
Atij iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë, një silenciator, një krehër, municion luftarak dhe lëndë narkotike kokainë, të cilat i mbante në një çantë.
Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel