Sulmet kibernetike në të dy anët e kufirit mblodhën në vilën qeveritare në ish bllok dy kryeministrat shqiptarë të martën.
Emergjenca e takimit të Kurtit me Ramën shkaktoi zhurmë mediatike, por biseda mes tyre mbeti brenda katër mureve të vilës qeveritare në ish bllok.
Një vesh pas murit duket se e ka pasur Sali Berisha, i cili denoncoi sot se Kosova po sulmohet nga Shqipëria përmes portalit E-Albania.
“Portali e albania është shndërruar në aeroport që bombardon sistemet në Kosovë i përdorur nga këta hackerat. Ky është agresion ndaj dy vendeve. Absolutisht, kjo është e vërtetë. Këtë e thanë specialistë të fushës nga Kosova. Nuk isha në takim të kryeministrave. Por nga mediat njëri prej tyre është specialist i njohur, ata kanë të gjithë tregueset se sulmi vjen nga rajoni dhe njëri më kryesor është platforma digjitale e Shqipërisë”, tha Berisha.
Berisha është i bindur se hackerat kanë nën kontroll portalin e-albania, ndërsa akuzoi qeverinë Rama për shkatërrim të sistemit të mbrojtjes digjitale.
“Koreja, grupe autonome ruse, me këtë pune merren çdo ditë. Bëjnë përshesh ato sisteme që nuk kanë mbrojtjen e duhur. TIMS s’ka asnjë lidhje me E-Albania, dhe aty ndërhyhet po rekrutove një oficer. Po e bërë agjent. S’po merrem me agjenturat, se kjo është e tmerrshme. Në Tims s’ka lidhje me E-albania. Mos u çudit që këta që kanë marrë 200 mln të kenë bërë çdo lloj marrëzie në gjoja sistemet tona. Si mund të sulmohet TIMS? Është sistem i mbyllur, dhe Adams. Ky është një shtet kashte!” Shpenzojnë miliona për gjelishtët dhe lënë pa mbrojtje vendin”, tha Berisha.
Lufta digjitale për opozitën ndalet vetëm nga SHBA DHE NATO.
Top Channel