“Irani nuk mund të intimidojë Shqipërinë”, Berisha flet për sulmin kibernetik: Thirrje SHBA-së e NATO-s të ndërhyjnë

16/09/2022 12:22

Në konferencën e përjavshme me mediat, ish kryeministri Berisha e konsideroi një agresion ndaj shtetit, sulmin kibernetik Iranian, ndaj faqeve qeveritare në vend.

Ndërsa dënoi tenderat korruptivë në fushën dixhitale, sipas tij, Berisha kërkoi ndërhyrjen e SHBA e NATO-s për të kaluar këtë agresion.

“E konsideroj një agresion ndaj shtetit sulmin kibernetik të regjimit të Teheranit. Në një akt zuzar, regjimi Iranian ka sulmuar dhe e vërteta është ka devastuar sistemet dixhitale të vendit, cmimin për të cilin e paguajnë qytetarët shqiptarë në shërbime, siguri. Sulmi që nisi me portalin eAlbania, kaloi në sistemin TIMS më vonë MEMEX dhe ADAMS pa asnjë lidhje me eAlbania dhe dje është shtrirë në sistemin e gjendjes civile. Dënoj edhe një herë me ashpërsinë më të madhe këto sulme, që përfaqësojnë një dhunim të rëndë të sovranitetit të vendit, Dënoj gjithashtu pa hezitim qëndrimin e papërgjegjshëm të qeverisë së Edi Ramës, që filloi zyrtarisht lojën kriminale me sistemet dixhitale të vendit. Duke nxjerrë për patronazhistët të dhëna personale të 1 mln shqiptarëve, duke nxjerrë të dhënat në një mbështetje për krimit, rrogat në një goditje shumë të rëndë për biznesin, telefonat kartat ID e kështu me radhë.

Shtoj këtu se për të gjitha këto akte në Shqipëri nuk ka asnjë të dënuar, asnjë të burgosur ndonëse përbënin dhunim të rëndë të ligjeve të vendit.

Dënoj me forcën më të madhe, tenderat korruptiv të ndërtimit dhe mbrojtjes së këtyre sistemeve. Mbrojtja në Kosovë ka qenë e shkëlqyer dhe nuk lejoi penetrimin e agresorëve në këto sisteme. 200 mln euro në Shqipëri kanë përfunduar në xhepat e Beqve, e baxhanakëve me shokë. Përpjekjet për të fajësuar kompaninë amerikane janë përpjekje për të fshehur vjedhjet që kanë bërë. Në këtë kontekst I bëj thirrje NATOs, SHBA me një ekip të gjithëanshëm me specialist të fushave të ndryshme të ndihmojnë Shqipërinë për të kapërcyer këtë aggresion.

Dënoj gjithashtu përdorimin e sistemeve kundër sistemeve të Kosovës. eAlbania është shndërruar në aeroport që bombardon sistemet në Kosovë, I përdorur nga hakerat. Është aggression ndaj dy vendeve.

Irani Korea e Veriut sulmojnë shumë sisteme, por pa suksese sepse ekziston ajo që quhet mbrojtje kibernetike që rama e shkatërroi sa erdhi në pushtet. Është koha për një ndërhyrje emergjente Irani nuk do e fitojë dot këtë betejë. S’mund të intimidojë Shqipërinë për të ndryshuar qëndrimin e saj ndaj opzoitës iraniane.”- u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA