3 të vrarë nga rrëzimi i makinës prej shkëmbit gjatë turneut turistik në Colorado (fotot)

16/09/2022 17:41

Tre njerëz u vranë gjatë një aksidenti “horror” kur mjeti i turneut turistik humbi kontrollin në malet San Juan në Colorado, SHBA duke rënë nga rreth 30 metra lartësi.

Turistët nga Arizona, Diana Robles, 28 vjeçe, Ofelia Figueroa-Perez, 60, dhe shoferi i tyre Don Fehd, 72 vjeç, humben jeten kur makina e tyre Jeep Gladiator doli fatalisht nga rruga.

Makina e viktimave ra fillimisht nga rreth 30 metra lartësi në fund të shkëmbit dhe më pas nisi të rrokullisej më tej dhe për 50 metra të tjera në rrëpirën shkëmbore duke nxjerrë jashtë saj shoferin Fehd, tha policia. Trupat e dy turisteve u gjetën në makinën e cila kishte ndaluar e përmbysur.

Para aksidentit, infermierja Robles, sapo kishte shkrepur një foto të kalimit të njohur turistik Imogene Pass, që është rruga më e lartë e kalueshme me makinë në Colorado, sipas rrjetit AllTrails.

Viktima tjetër Figueroa-Perez, ishte tezja e Robles dhe gjithashtu infermiere, thuhej në një homazh në rrjetet sociale për viktimat.

“Ne e dimë se ato janë tashmë në duart e mëshirshme të Zotit, pasi kanë shëruar me duart e tyre të sëmurët për të cilat janë kujdesur,” shkruante Diana Figueroa.

Shoferi Fehd punonte me turneun e posaçëm turistik Colorado West dhe njihej për “sjellje origjinale dhe zbavitëse” me pasagjerët e tij, shkruan Ouray County Plaindealer.

Aksidenti fatal i të hënës është i dyti në zonë vetmë në një javë teksa më 5 shtator një burrë humbi jetën dhe gruaja e tij u plagos pas rrokullisjes së makinës së tyre disa dhjetra metra larg kalimit Imogene Pass, shkruan rrjeti Daily Press.

FOTO GALERI
1/5
Tre njerëz u vranë gjatë një aksidenti “horror” kur mjeti i turneut turistik humbi kontrollin në malet San Juan në Colorado

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA