Vranë një rom dhe plagosën një shqiptar pas prishjeve të pazareve të drogës, në pranga dy shqiptarët në Greqi (Emrat)

15/09/2022 12:06

Dy shqiptarë të identifikuar si Viktor Çala 37 vjeç dhe Andi Beqiri 23 vjeç, janë arrestuar nga policia greke me akuzën e përfshirjes në grupe kriminale.

Sipas njoftimit të drejtorisë së policisë së Atikës, njësitë lëvizëse të forcës së ndërhyrjes së shpejtë Delta kanë ndaluar në vendin e quajtur Hajdari për kontroll rutinë një automjet në të cilin ndodheshin dy persona të dyshuar.

Pasi policët hapën bagazhin gjetën në të dy automatikë kallashnikovë si dhe një thikë ushtarake.

Të marrë në pyetje, shtetasit shqiptarë të cilët ishin të skeduar për vjedhje dhe trafik droge, pranuan se kishin marrë pjesë në një ekzekutim dhe një plagosje.

Viktima i ekzekutuar ka qenë 30 vjeç rom, ndërsa i plagosur ka qënë një shqiptar.

Autor i ekzekutimit të 30 vjeçarit  rom si edhe i plagosjes së shtetasit shqiptar, ka qenë Viktor Çala 37 vjeç, ndërsa i arrestuari tjetër Andi Beqiri 23 vjeç, është bashkëpunëtor i autorit në disa grabitje të armatosura, por nuk ka asnjë përfshirje në krimet të cilat ai rezulton se ka kryer.

Ekzekutimi i 30 vjeçarit rom ndodhi në 31 korrik ndërsa plagosja e shqiptarit 37 vjeç në 15 qershor.

Mësohet se shkaku i krimeve ka qenë prishja e pazareve të drogës. Dy të arrestuarit u dërguan në gjykatë dhe gjatë orëve në vazhdim pritet masa e sigurisë për ta.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA