“Të ndryshojë ligji për financimet e partive”/ Lobimi rus, Kryemadhi: Asgjë nuk ngel pa dalë

15/09/2022 13:29

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kërkon rishikimin e ligjit për financimet e partive politike.

“Sa i përket ndërhyrje në financime politike, ka ardhur koha që edhe partitë e tjera të marrin iniciativën si LSI të bëjnë publike emrat e donatorëve. Ligji për financimin e partive politike ka nevojë për rishikim, që t’ua bëjë më të lehtë qytetarëve donacionin, qoftë me 10 mijë lekë”, tha Kryemadhi në deklaratën për mediet, pas takimit që politikanët zhvilluan në KQZ, ku e pranishme ishte dhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim.

Takimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vjen një ditë pasi një zyrtar i lartë amerikan pretendoi se Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe mes tyre ishte Shqipëria.

E pyetur nga gazetarët, Kryemadhi tha se ambasadorja Kim nuk përmendi emra, por theksoi se ka një proces që do të vazhdojë të hetojë.

Asnjë nuk ngel pa dalë, u shpreh deputetja.

Një burim i qeverisë amerikane tha se “në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazmë”.

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha e mohoi duke deklaruar se “Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA