Tabaku zbardh takimin me Yuri Kim: Në fokus financimi i partive. I nevojshëm reformimi, transparenca element me rëndësi

15/09/2022 13:20

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zbardhur takimin e zhvilluar pak më parë në KQZ me kryetarin Ilirjan Celibashi, përfaqësues të partive politke dhe me prezencën e ambasadores Yuri Kim.

Në një prononcim për mediat, Tabaku tha se u diskutua për nevojën e reformimit të partive politike, për financimin e tyre dhe për të qenë larg influencës ruse, por jo vetëm.

“U diskutua gjerësisht për nevojën e reformimit të partive politike. Për financimin e partive politike jo vetëm si kriter për procesin e integrimit europian por njëkohësisht si element shumë i rëndësishëm për të bërë transparencë e para, dhe së dyti për të qenë larg influencave që nuk duhet t’i harrojmë që ekzistojnë nga Kina, Rusia apo Irani”- tha Tabaku.

Takimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve erdhi një ditë pasi një zyrtar i lartë amerikan pretendoi se Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe mes tyre ishte Shqipëria.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane.

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha e mohoi duke deklaruar se “Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA