Regjizori maniak Weinstein i lutet gjykatësit të ndalojë dentistin e burgut që ‘po i shkul dhëmbët e kalbur’ (fotot)

15/09/2022 17:00

Dhëmballët e kalbura të regjizorit të burgosur për abuzime të rënda seksuale Harvey Weinstein janë kthyer në një emergjencë gjyqësore, teksa i dënuari kërkon të mjekohen nga një dentist privat.

Ai ankohet se dentisti i burgut vetëm i heq ato duke ia shkulur e duke lënë boshllëqe të mëdha në gojën e tij.

“Kjo situatë është një emergjencë,” i tha ish-producenti gjykatësit pasi u shoqërua në karrige me rrota në sallë të mërkurën.

“Do të paguaj për një dentist … ju lutem do të jetë vetëm një udhëtim.”

Gjykatësja e Los Angeles, Lisa Lench tha se Weinstein kishte pasur mundësi të vizitonte klinikën e burgut por nuk ksihte arritur të kuronte problemet e tij me dhëmbët.

Weinstein akuzohet për sulme seksuale ndaj të paktën pesë grave në vitet 2004 deri në 2013 — dhe arrestimi i tij ishte një shtyllat kryesore të asaj që njihet sot si “levizja feministe” apo e ‘fuqizimit të grave’ e rrymës politike liberale në botën perëndimore  .

Avokati i Weinstein, Mark Werksman tha se dentistët e burgut i kishin dhënë atij dy zgjedhje, ose të hiqte dhëmbët e prishur, ose t’i lindte të vijonin të kalbeshin.

70-vjeçari që është duke kryer dënimin me 23 vjet burg, argumentonte se duhet t’i lejohej të vendoste një ‘urë dentare’, ose të paktën dhëmbë të rremë, që të dukej ‘i prezantueshëm’ në gjyq.

“Kam dhimbje çdo ditë, kam gërryerje dhe nuk ha dot prej mungesave”, tha producenti.

Avokati Werksman tha se mohimi i trajtimit dentar për Weinstein ishte shkelje e të drejtave kushtetuese, ndërsa hapësira e madhe boshe në pjesën e përparme të dhëmbëve e bënte të dukej qesharak, “si një karikaturë”.

Muajin e kaluar një gjykatë në New York ka pranuar të dëgjojë një apel të çështjes së sulmeve seksuale me argumentimin se ka pasur një gjykim të padrejtë.

FOTO GALERI
1/3
Avokati tha se dentistët e burgut i kishin dhënë atij dy zgjedhje, ose të hiqte dhëmbët e prishur, ose t’i lindte të vijonin të kalbeshin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA