Ish-kreu i Thodex, turku Faruk Fatih Ozer i është drejtuar Apelit të Durrësit, përmes mbrojtjes së tij, për të ankimuar vendimin e gjykatës së Elbasanit që vendosi “arrest në burg” me qëllim ekstradimin e tij drejt Turqisë.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke, Ozer u arrestua për llogari të drejtësisë së shtetit të tij, ku është vënë nën akuzë për “krijim dhe drejtim të një organizate kriminale”, “mashtrim duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet e kreditit” dhe “mashtrim dhe pastrim të vlerave pasurore që rrjedhin nga krimi”.

Dy javë më parë gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” me qëllim ekstradimin e tij. Menjëherë pas këtij vendimi, mbrojtja e Ozer deklaroi se do të kundërshtojë procesin e ekstradimit.

Faruk Fatih Ozer, themelues i kriptovalutës dhe platformës “Thodex”, e cila shpalli falimentin një vit më parë, konsiderohet si një prej mashtruesve më të mëdhenj të historisë në Turqi. Hetimi ndaj tij nisi në prill të vitit 2021 pas denoncimeve se investitorët përdorues të platformës nuk mund të hynin në llogaritë e tyre në “Thodex”.

Ozer u largua nga Turqia drejt Shqipërisë ku dhe u kap, ndërsa pushonte në Himarë. Pas mbërritjes së ankimimit të vendimit, Gjykata e Apelit të Durrësit pritet të caktojë seancën për Ozer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA