Të paktën nëntë njerëz vdiqën dhe 20 u plagosën në orët e para të së enjtes të shtypur nga turma në fund të një koncerti në perëndim të Guatemalas.
Pamje të rënda nga vendngjarja tregonin pasojat e shtypjes tragjike gjatë koncertit të pavarësisë në perëndim të vendit.
Kryqi i Kuq në Guatemala dhe grupet e zjarrfikësve u kishin dhënë ndihmë më shumë se 20 njerëzve pas fatkeqesisë por nëntë vetë kishin vdekur në vendngjarje.
#URGENTE 🚨 | Reportan preliminarmente nueve personas fallecidas y más de 20 heridas tras estampida humana ocurrida en la zona 9 de #Xela .
Familiares han llegado a reconocer cadáveres al lugar donde se realizaba concierto por la Independencia de Guatemala. pic.twitter.com/juEHQpvW3E
— Stereo100Noticias (@stereo100xela) September 15, 2022
Autoritetet thanë se ngjarja ndodhi në eventin masiv në qytezën Quezaltenango, rreth 200 km në perëndim të kryeqytetit Ciudad.
Mediat lokale thonin se ata u shtypën për vdekje kur njerëzit kërkonin të dilnin pas përfundimit të koncertit të hapur.
Dëshmitarja Nancy Queme, tha për rrjetin Associated Press se në koncert kishte mijëra njerëz. “Por për arsye të shiut kishte shumë baltë. Kjo është ndoshta arsyeja pse njerëzit nuk lëviznin dot dhe rrëzoheshin”, shtoi ajo.
Guatemala la festen kombetare më 15 shtator teksa sivjet mbushen 201 vjet nga marrja e pavarësisë nga Spanja në 1821.
Top Channel