Rreth 200 ditë pa luftës, zyrtarët ukrainas thonë se po synojnë të rimarrin qytete të mëdha të pushtuara në rajonin e Donbasit.
Përgjatë ditëve të fundit, ushtria ukrainase arriti të marrë një pjesë të konsiderueshme të territorit të pushturar, duke detyruar trupat ruse të zmbrapsen.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se forcat e tij po merrnin kontrollin e plotë mbi 8,000 km katror të territorit në rajonin e Kharkiv.
Zoti Biden tha se ishte e qartë se përparimi i ushtrisë ukrainase kishte pasur sukses, por drita në fund të tunelit ende nuk duket.
Ndërsa Rusia ende kontrollon rreth një të pestën e territorit të Ukrainës, qytetet në Donbas që ranë në fillim të luftës tani janë nën kërcënimin e forcave të Kievit.
Pas dështimit për të kapur qytete në të gjithë vendin, Rusia është fokusuar në Donbas, pjesë të të cilit ishin tashmë nën kontrollin e rebelëve të mbështetur nga Rusia përpara se Rusia të fillonte pushtimin e saj këtë vit.
Top Channel