Reforma Territoriale/ Propozimi i Berishës: 95 bashki dhe 5 rajone. Ja si ndahet Tirana

14/09/2022 13:13

95 Bashki dhe një ndarje të re Rajonale me 5 Rajone, është ky propozimi i grupit të deputetëve demokratë të drejtuar nga Sali Berisha.

Harta e re territoriale e njësive vendore përmban dy nivele të qeverisjes vendore:
1. Bashkia, niveli pare
2. Rajoni (Qarku)

1. Bashkitë

– 95 Bashki asimetrike,
– Janë 34 njësi vendore më shumë se ndarja aktuale 61 Bashki
– 50% e bashkive qendrore do të mbulojnë krahas funksioneve të shërbimeve publike e social kulturore edhe shërbimin transportit dhe të zhvillimit të territorit për bashkitë rurale.
– 50 % e bashkive të tjera do të kenë funksione të kufizuara, kryesisht në kryerjen e shqërbimeve publike, bujqësore, aktivitete kulturore dhe asistencë sociale e nxitje të punësimit. Ato do t’i delegojnë funksionet e menaxhimit urban te njësitë qëndrore mbi një bazë kontrate bashkëpunimi.

2. Lidhur me nivelin e dytë PD i përmbahet konceptit evropian të rajoneve.

Ajo është e pregatitur për të ofruar dy opsionet e saj për nivelin e dytë të qeverisjes vendore
a. Fomimin e një ndarje të re Rajonale me 5 Rajone
b. Tirana, kryeqytet metropolitan me nje bashki qendrore dhe 14 bashki me Kopetenca të kufizuara.

Bashkitë e propozuara sipas qarqeve:

Korca – nga 6 në 10 Bashki

Vlora nga 7 në11 bashki

Berati nga 5 në 7 Bashki

Fieri nga 6 në 12 bashki

Elbasani nga 7 në 10 bashki

Tirana nga 5 në 9 bashki

Kurbini nga 1 në 2 bashki

Durrësi nga 3 në 4 bashki

Kukësi nga 3 në 5 bashki

I bindur se nuk i ka votat për ta miratuar propozimin e tij në parlament, Berisha sqaroi angazhimin në këtë proces për ndarjen e re territoriale.

“Qytetarët shqiptarë mund të shtojnë pyetjen: ju nuk keni votat, pse angazhoheni në këtë proces. Pyetja është e drejtë. Por ne angazhohemi në këtë proces sepse reforma territoriale është jashtëzakonisht e rëndësishme për qytetarin shqiptar. Ne përgatisim variantin tonë, të cilin e kemi shumë të qartë se me një armik të lirisë së shqiptarëve, si Edi Rama, që bën gjithçka për të dominuar dhe sunduar vullnetin e tyre, kjo platformë nuk do miratohet.

Por ama, një votim masiv i shqiptarëve për PD-në dhe opozitën, bën të mundur rikthimin e kësaj ndarje të re territoriale, e cila është në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe Shqipërisë, pasi dihet se me progresivin drejt BE-së, bashkëpunimi i rajoneve është një nga bashkëpunimet më të rëndësishme në kuadër të këtij integrimi. Europa është Europa e rajoneve. Shqipëria do i përshtatet këtij standardi evropian me platformën që kemi përgatitur.” -u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA