Fillimi i vitit të ri shkollor ka rritur vëmendjen e institucioneve sidomos pranë kopshteve dhe shkollave.
Ditën e stome AKU ka kryer inspektim për sigurinë ushqimore në kuzhinat e kopshteve dhe çerdheve, gjithashtu dhe në bizneset pranë shkollave që tregtojnë produkte me bazë ushqimore.
Drejtori i AKU Lezhë shprehet se janë marrë 18 masa të lehta administrative gjatë kontrolleve, gjithashtu do të merren mostra të ushqimeve për tu analizuar. Gjithashtu këtë vit risi është një projekt pilot nëpër shkolla për të mësuar fëmijët si të kontrollojnë produktet para se t’i blejnë.
Besmir Frroku, drejtor AKU Lezhë, tha se ka patur ndërgjegjësim për krijuar kushtet e duhura higjeno-sanitare dhe nga vete bizneset si fast foode apo byrektoreve pranë shkollave pas masave administrative që AKU ka marrë ndaj tyre.
Aksione të të tilla do të vijojnë për të rritur sigurinë ushqimore në kopshte, çerdhe apo dhe në bizneset pranë institucioneve arsimore.
Top Channel