Tirana Digital Nomad Festival është një event tre ditor i organizuar nga bashkia e Tiranës, që bën bashkë ekspertë digjital nga vende të ndryshme të botës, për të ndarë përvojat e tyre, me të rinjtë të cilët janë të interesuar për punën në distancë.
“Unë kam qenë nomade digjitale që nga 2009, 4 vitet e fundit e bëj me familjen time, bashkëshortin tim dhe dy fëmijët. Udhëtojmë botën. Kemi qenë në mbi 80 shtete të botës dhe e bëjmë punën ngado që jemi. I bëj thirrje të rinjve shqiptar që nuk duhet ta lënë vendin e tyre sepse emigracioni është shumë i vështirë, edhe tani me një lidhje me internetin, me anglishten dhe disa skills për kompjuterin mund të marrësh një punë, që është remote, domethënë në një vend tjetër dhe t’i punon nga Shqipëria dhe merr një pagë shumë të mirë dhe mund ta bësh jetën më të mirë në Shqipëri apo kudo ku ti dëshiron. Ne shqiptaret e kemi zakon që gjithmonë të ikim jashtë, por në fakt emigracioni është i egër dhe tani kemi një mundësi të madhe që na ka future në një biznes global dhe jemi pjesë e saj. Të rinjtë shqiptar mund të bëjnë një jetë shumë të mirë këtu duke marrë një punë jashtë shtetit”, tha Lona Alia, sipërmarrëse.
Teknologjia po ofron mundësi të shumta për të rinjtë, të cilët kanë pasionin por dhe aftësitë, që në të ardhmen u shërbejnë për një profesion që ka treg të hapur pune. Vitet e fundit vendi ynë ka tërhequr nomadët digjital, pikërisht për vëmendjen që po i kushton teknologjisë.
“Unë shoh me shumë pozitivitet se si ka ndryshuar Tirana 2-3 vitet e fundit, ka krijuar një bazë nga talentet, kanë punuar në shumë gjëra nacionale dhe kanë krijuar një komunitete që kur nomadet digjital vijnë këtu janë bashkë me njerëz që janë njësoj si në vendet e tjera, si në Izrael dhe gjejnë koleget që mund te flasin me njeri tjetrin dhe kjo është shume e rëndësishme për nomadët digjital. E dyta Tirana është zhvilluar si qytetet dhe ofron mundësi të shumta përmes teknologjisë”, tha Daniel Schroeder.
Transformimi i Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë në Ballakan, do tu japë mundësi mijëra të rinjve për të mësuar gjuhën e kodimit, robotikë, design dhe programim.
Top Channel