Një aksident me pasojë plagosjen e një shtetasi nga Kosova ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Shëngjin.
Drejtuesi i motorrit, Shengyl Munishi, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, duke përfunduar në trotuar. Kanë qenë banorët që kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën dhe 37-vjeçari është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Mësohet se drejtuesi ishte rreth 30 vjeç dhe kishte ardhur në Shëngjin për pushime.
Njoftimi i policisë:
Në Shëngjin, shtetasi Sh. M., 37 vjeç, banues në Kosovë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motoçikletës me të cilën po lëvizte dhe për pasojë është rrëzuar.
Aktualisht, shtetasi Sh. M, ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Top Channel