Të paktën 11 njerëz janë vrarë dhe 29 janë plagosur sot kur një minibus me nxënës shkolle është rrëzuar në një rrëpirë të mprehtë në veri të Indisë.
Rreth 40 njerëz ishin ngjeshur brenda automjetit, kur ndodhi aksidenti në zonën indiane të Kashmir mëngjesin e sotëm.
Nëntë njerëz u vranë menjëherë dhe dy të tjerët pak më vonë në spital. Zyrtarët thanë se 29 të plagosur janë në gjendje kritike, duke përfshirë gjashtë që u dërguan në spital me mjete ajrore.
Pamjet nga vendi i aksidentit tregonin fshatarët vendas, policë dhe ushtarë që nxitonin drejt vendngjarjes për të shpëtuar të plagosurit.
Kryeministri indian Narendra Modi, dhe presidenti Droupadi Murmu, shprehën ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.
Ngjarja e rëndë vjen teksa muajin e kaluar një autobus me ushtarë paramilitarë në rajonin e Kashmir rreshkiti në një rrugë malore duke rvarë gjashtë njerëz e duke plagosur dhjetra të tjerë.
Aksidentët rrugorë marrin qindra jetë njerëzish çdo vit në Indi, kryesisht prej mosrespektimit të rregullave të qarkullimit, gjendjes së vjetër të rrugëve dhe mjete të pamirëmbajtura.
Top Channel