Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, pas dy sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë nga shteti Iranian.
Në njoftimin e ndarë nga Ambasada Amerikanë në Tiranë, thuhet Blinken dënoi sulmun kibernetik të Iranit ndaj sistemeve të kontrollit kufitar, i cili pason sulmin e 15 korrikut.
Po ashtu, Blinken ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mës SHBA dhe Shqipërisë, për sigurinë rajonale, si aleate në NATO.
“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”. – Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Tentativa për të vënë nën kontroll sistemin TIMS e ndodhur të premten e kaluar, me qëllim final paralizimin e punës të policisë në pikat kufitare shqiptare ndodhi vetëm pak orë pasi Departamenti amerikan i Thesarit shpalli sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë iraniane dhe ministrit të saj, me akuzën ata se janë përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.
SHBA akuzoi Iranin për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, ndërsa sanksionet përfshijnë bllokimin e pronave të zyrtarëve dhe ministrive të mbajtura përgjegjëse.
Top Channel