Rënie e lehtë temperaturash, si parashikohet moti për ditën e sotme
13/09/2022 08:13
Vija bregdetare dhe zona e ulët gjatë paradites do të mbizotërohen nga kthjellimet, ndërsa në zonat malore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave.
Por pas mesdite pritet shfaqje e vranësirave të lehta në të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Top Channel