Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë Kombëtarë u diskutua edhe sulmi ndaj sistemit TIMS që ra pre vendi ynë dy ditë më parë.

Deputeti Ervin Salianji kërkoi nga kryetari i Komsionit të Sigurisë Nasip Naço, një seancë ku të gjitha institucionet përgjegjëse për mbarëvajtjen e TIMS,  si AKSHI apo Ministria e Brendshme të sqarojnë atë çfarë ndodhi.

Edhe deputeti Flamur Noka kërkoi nga institucionet përkatëse informacion se pse nuk funksionuan kontratat miliona euroshe të financuara për sigurinë kibernetike.  Ai tha se përpos kontratës sërish sistemi është si sulmueshëm dhe kjo ka nevojë për shpejgime se ku shkuan ato para.

Ervin Saljanji: Ne e dënojmë sulmin, por si komision sigurie duhet të biem dakort që të bëjmë një kërkesë për të pasur përfaqësues nga qeveria, AKSHI për tu informuar ndaj agresionin ndaj shtetit. Nuk mundet që ky komision të mos ketë asnjë informacion, deri më sot. Duhet parë dhe duhen nxjerrë përgjegjësitë. Sipas Microsoft sulmi ka nisur që vitin e kaluar. Duhet parë ku mund të ndihmojmë edhe ne që shteti shqiptar mos kthehet në një hallkë të dobët në aleancën euro atlantike. Kërkoj edhe dakordësinë tuaj për të pasur një seancë të gjerë për këtë çështje.

Nasip Naco: Unë bashkohem me ju për kërkesën e bërë. Është çështjeje sensistive, jo për të bërë politikë. Kjo është dita për të qenë të gjithë bashkë.

Flamur Noka: Duhet të analizojmë problematikat pse u ndodhëm pa përgatitur. Si u shkaktua kjo situatë, Kemi kaluar në komision kontrata me vlera të mëdha që garantonin mbrojtjet nga sulmi. Fakti janë kontrata që kapin shifra 195 milion euro, përsëri sistemi është i sulmueshëm dhe i hakeureshëm. Ka nevojë të jepen shpjegimet ku shkuan këto para, a mos u bënë rrush e kumbulla. Duhet të filloj nga AKSHI, ministrinë e të gjitha institucionet përgjegjëse.

Nasip Naco: Jam dakord për dhënien e informacionit.

Dy ditë më parë, hakerat e sponsorizuar nga Irani kanë vënë në shënjestër sistemin TIMS që shërben për regjistrimin e hyrje daljeve në pikat kufitare. Menjëherë më pas u ndoq protokolli fikjes të sistemit në mënyrë për mos ti dhënë mundësi avancimi hakerave,  në marrjen nën kontroll të këtij sistemi, më i rëndësishmi për policinë shqiptare. Hetimet e mëtejshme do të zbulojnë se çfarë dëmi ka shkaktuar ky sulm, por  autoritetet thonë se TIMS dhe sisteme të tjera, kanë pasur masa mbrojtëse, pasi në brendësi të tyre kanë informacione tejet sekrete. Sistemi TIMS ende nuk është kthyer plotësisht në funsksion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA