Foto ilustruese

Një shtetas shqiptar është arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës në pikën kufitare të Kakavijës në tokën greke, pasi sipas autoriteteve helene ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Ervin Lekdushi u kap gjatë tentativës së tij për të kaluar nga një rrugë dytësore mbi doganën greke, një rrugë nga e cila kalojnë shpesh personat që shkelin ditët e qëndrimit në zonën Shengen për të shmangur penalitetet prej palës greke.

Pasi u shoqërua në rajonin e pikës kufitare, rezultoi se 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqia, ku ishte dënuar në mungesë me 30 vjet burg nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

I arrestuari u tha agjentëve grekë të sigurisë se tentoi të hynte në vendin tonë nga kufiri, pasi besonte se nuk do të kapej prej rojeve kufitare. Ai do të dërgohet në gjykatën e Janinës,e cila do të vendosë nëse do ta ekstradojë ose jo drejtë Turqisë për të kryer dëmin që gjykatat e atij vendi i kanë dhënë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA