SBASHK-u ka vendosur që greva të vijojë, derisa qeveria nuk ulet në dialog me Këshillin Grevist të BSPK-së dhe nuk realizon kërkesat legjitime të grevistëve.

Kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve kanë përgëzuar kryetarin Hykolli për përpjekjet që të krijohen kushtet për dialog mes Qeverisë dhe Këshillit Grevist të BSPK-së duke uruar që ky dialog edhe të ndodhë me qëllim që të debatohen të gjitha çështjet dhe të arrihet marrëveshje e pranueshme.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci sot sërish ka bërë thirrje për ndërprerjen e grevës së nisur në arsim më 25 gusht.

Kërkesat e SBASHK-ut janë pagesa e 100 eurove për çdo muaj deri në miratimin e ligjit për pagat dhe pjesëmarrja e tyre në dialog.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA