I rikthehen normalitetit dy sportele në aeroportin e Rinasit, Ministria e Brendshme: Shumë shpejt do të kemi rikthim të plotë

10/09/2022 17:00

Ministria e Brendshme ka njoftuar se dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitare të Rinasit i janë kthyer normalitetit, pas sulmit kibernetik në sistemin TIMS.

Njëkohësisht u njoftua se shumë shpejt do të ketë një rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.

Një sulm tjetër kibernetik ndodhi në vendin tonë, kësaj radhe hakerat e sponsorizuar nga Irani vënë në shënjestër sistemin TIMS që shërben për regjistrimin e hyrje daljeve në pikat kufitare.

Top Channel mëson se sulmi është evidentuar nga specialistët e policisë mbrëmjen e të premtes rreth orës 22:00.

Menjëherë më pas është ndjekur protokolli fikjes të sistemit në mënyrë për mos t’i dhënë mundësi avancimi hakerave,  në marrjen nën kontroll të këtij sistemi, më i rëndësishmi për policinë shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA