Një tjetër ligjvënës grek ka shkuar në Gjykatën e Lartë dhe ka paraqitur një ankesë pasi telefoni i tij është hakuar me programin e përgjimit Predator, incidenti i fundit në një skandal përgjimi telefonik që ka tronditur Greqinë.

Duke dalë nga zyra e prokurorit , Christos Spirtzis, deputet i partisë më të madhe opozitare të Greqisë, Syriza ,u ka treguar gazetarëve dy linket e dërguara me mesazh në telefonin e tij, i pari nga e njëjta adresë që është përdorur për të infektuar celularin e eurodeputetit dhe kreut të socialistëve grekë Nikos Androulakis , dhe i dyti i njëjtë me atë që i është dërguar gazetarit investigativ Thanasis Kukakis. Spirtzis, ish ministër në qeverinë Syriza ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Mitsotakis për këto përgjime.

“Zoti Mitsotakis , dëgjonit bisedimet që kisha me liderin e Syrizës Aleksis Tsipras? Dëgjonit mendimet, problematikën dhe taktikën që do të ndinim? Dëgjonit dhe shikonit në zyrën e tij mbledhjet që ne zhvillonim?”- shprehet Christos Spirtzis, deputet i Syriza.

Ngjarja vjen në një moment kur skandali i përgjimeve ka marrë përmasa të mëdha në vend dhe një komision parlamentar ka filluar të hetojë çështjen. Gjithashtu edhe në parlamentin europian kanë deponuar tre gazetarë grekë dhe skandali vazhdon të jetë temë e preferuar ne mediat e huaja.

Zëdhënësi i qeverisë ka pohuar se hetimi parlamentar do të jetë i drejtë dhe nuk do të lërë asnjë hije dyshimi mbi veprimet e Inteligjencës greke, kreu i së cilës dha dorëheqjen menjëherë pas zbulimit të përgjimeve.

Ndërsa lideri i opozitës Aleksis Tsipras që ka kërkuar mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Transparencës të Parlamentit, cilëson çështjen si maja e një “ajsbergu”  që sapo ka filluar të zbulohet ,me interes të madh ,pritet se çfarë do të thotë kryeministri grek Mitsotakis në konferencën  për shtyp nga panairi i Selanikut ditën e dielë në lidhje me përgjimet, ashtu si dhe masat që ai do të shpallë për përballimin e valës së rritjes së çmimeve si pasojë e krizës energjitike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA