Frymëzuar dhe nxitur nga ajo që teknologjia mund të bëjë në mjedisin urban dhe jetën e komuniteteve – sot, qytetet e zhvilluara janë fokusuar tek investimet e teknologjisë digjitale.

Në fokus përfitues të investimeve që bashkitë evropiane kanë përqafuar është thjeshtimi i operacioneve të qytetit dhe shërbimeve publike, ekonomia qarkore dhe mjedisi.

Sipas të dhënave të Parlamentit Evropian, pothuajse të gjitha qytetet në vendet nordike janë qytete të zgjuara. Shumica e qyteteve me popullsi mbi 100,000 banorë në Itali, Austri dhe Holandë kanë zhvilluar konceptin smart, ndjekur nga gjysma e qyteteve britanike, spanjolle dhe franceze.

Në krahasim, vendet anëtare lindore të BE-së kanë numrin më të ulët të qyteteve inteligjente, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor janë ende në hapat e parë.

Por për herë të parë në Shqipëri – me qëllim nxitjen e rritjes së pranisë së kompanive të teknologjisë në Ballkanin Perëndimor, Dhoma Amerikane e Tregtisë, me mbështetjen e Ambasadës

Amerikane do të organizojë eventin rajonal “Qytetet Inteligjente-Konferenca rajonale e Vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Sipas një postimi në rrjetet e saj sociale, AmCham bën të ditur se konferenca parashikon një takim dy-ditor mes Kryetarëve të Bashkive të vendeve të Rajonit, kompanive globale tech dhe ekspertëve të lartë amerikanë mbi mundësitë e investimeve të teknologjisë inteligjente në qytetet e rajonit.

Kompanitë lider globale do të shfaqin risitë, shërbimet dhe zgjidhjet e tyre në lidhje me qytetet inteligjente – ndërsa kryetarët e bashkive do të prezantojnë vizionin dhe përvojat e tyre për një zgjidhje më të sigurt dhe më të gjelbër për komunitetet e qyteteve të Ballkanit.

Sjellja në Tiranë e një grupi të konsiderueshëm kompanish globale të teknologjisë për t’u njohur me potencialet që ofron Shqipëria dhe Ballkani krahas sfidave që mbeten për t’u zgjidhur është një ngjarje shpresëdhënëse në perspektivën e krijimit të një kanali të ri të thithjes së investimeve përmes sektorit të teknologjisë, i cili ofron potencialet më të mëdha për t’u modernizuar.

Por çfarë e bën një qytet të zgjuar?

Qytetet inteligjente (smart) vënë në punë të dhënat dhe teknologjinë digjitale për të marrë vendime më të mira dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës ndërsa ndjekin zhvillimin e ekonomisë qarkore dhe mbrojtjes mjedisore.

Të dhënat më gjithëpërfshirëse dhe në kohë reale u japin agjencive mundësinë për të parë ngjarjet ndërsa ato zhvillohen, të kuptojnë se si po ndryshojnë modelet e kërkesës dhe të përgjigjen me zgjidhje më të shpejta, me kosto më të ulët duke krijuar një terren performues ekonomik me përfitues fundor qytetarët.

Gjatë dy ditëve të konferencës rajonale që do të mbahet në Tiranë, kompanitë lider globale do të shfaqin risitë, shërbimet dhe zgjidhjet e tyre në lidhje me qytetet inteligjente – ndërsa kryetarët e bashkive do të prezantojnë vizionin dhe përvojat e tyre për një zgjidhje më të sigurt dhe më të gjelbër për komunitetet e qyteteve të Ballkanit.

Konferenca parashikon të promovojë vendosjen e lidhjeve konkrete mes teknologjive perëndimore dhe bashkive të qyteteve të vendeve të rajonit si dhe shkëmbimin e kontakteve dhe eksplorimin e mundësive për të investuar në sektorin e teknologjisë inteligjente.

Deri tani qytetet e Ballkanit janë përfshirë në projekte pozitive të zhvillimit të qyteteve inteligjente por janë ende larg potencialeve zhvilluese që do të bëheshin të prekshme në jetën e përditshme të ekonomisë dhe qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA