“Pa vendet e Ballkanit Perëndimor, BE nuk është i plotë”, kështu u shpreh në Tiranë, Presidenti Italian, Sergio Mattarella.
Në konferencën e përbashkët me presidetin Begaj, Matarrella theksoi se e ardhmja e Shqipërisë është në BE, ndërsa theksoi se objektivi i përbashkët është të sigurojmë lidhjen mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
“ E kemi pritur me kënaqësi të madhe, arritjen e udhëtimit historik për hapjen e negociatave të Shqipërisë. BE me pak vonesë arriti të kalojë dhe të realizojë premtimin e dhënë shqiptarëve. Vende si Italia e kanë mbështetur hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE dhe shpresojmë që kjo të ecë shpejt me anëtarësimin në BE.
Jam i sigurt se puna që do të zhvillohet në kuadër të komitetit ekonomik do të jetë e çmuar për të shtuar këto perspektiva dhe investimet italiane në Shqipëri. Janë të gjitha kushtet për rritur bashkëpunimin dhe investimet italiane në Shqipëri. Siç nënvizoi presidenti Begaj, shkëmbimet kulturore paraqesin një mundësi të mirë. E dimë mirë se e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Pa vendet e Ballkanit Perëndimor, BE nuk është i plotë.
Italia mendon se duhet mbajtur një presion i lartë mbi Rusinë për të hapur rrugë dialogu për paqen. Në sektorin energjetik kriza që po zhvillohet është e rëndë dhe kjo kërkon një mendim kolektiv për fondet dhe është e rëndësishme për Italinë për të larguar varësinë nga Rusia për burimet energjetike. Objektivi i përbashkët është të sigurojmë lidhjen mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Mattarella.
Top Channel