Qeveria nisi nga Farka zbatimin e aksionit kundër kateve shtesë të mbira mbi dhe nën tokë në shkelje të ligjit.
“Ky është shembulli me flagrant simbolike e shkeljes se ligjit. Kemi dy kate nen toke dhe shtate kate mbi toke. Kemi 9 kate ndërtim pa asnjë letër”- tha Balluku.
Shembja e ndërtimit 9-katesh është një ndër opsionet më të mundshme pasi ‘ti nënshtrohet verifikimit te inspektoreve të IKMT. Por zëvendës kryeministrja Belinda Balluku u kujdes të sqarojë se para masës ekstreme investitorit i ofrohen disa mundësi.
“Do i ofrojmë mundësinë që ai ta parablejë këtë vepër te ndërtuar ne mënyrë të paligjshme me një çmim të tregut të indeksuar. Pra me një çmim real për metër katror. Dhe paratë do shkojnë ne llogarinë e bankës se Shqipërisë me destinacion shpronësimet. Me këtë rast shpronësimet që ne kemi me ndërtimet e unazës së madhe. Mundësia e dyte është ta dhurojë dhe ne do e përdorim padyshim për banesa sociale”- shtoi Balluku.
Negocimi me investitorin që ka shkelur ligjin nuk do të thotë se ai amnistohet. Ai ka shans të legalizojë ndërtesën, por në rast kundërshtimi ai do ndëshkohet me gjobë, madje ndiqet edhe penalisht.
“Nëse zgjedh veprimet do ketë te drejtën e legalizimit të ndërtesës dhe nuk do të ndiqet penalisht. Por në rast se nuk do të pranojë të paguajë metrin katror dhe as ta dhurojë, atëherë kjo ndërtesë do konfiskohet dhe investitori do ndiqet penalisht përveç gjobës që thamë te të gjitha rastet. Është mister sesi është ndërtuar, dhe ne nuk nuk e dimë ende”- tha Balluku.
Misteri u Qeveria nisi nga Farka zbatimin e aksionit kundër kateve shtesë të mbira mbi dhe nën tokë në shkelje të ligjit.
Misterit u përpoq t’i japë përgjigje kryeministri, i cili thotë se është hasur shpesh me pyetjen: se ku ishte shteti kur u ndërtuan shtesat pa leje? Duke hequr përgjegjësinë si fillim nga vetja, Edi Rama thotë se kësaj pyetje se do i japë përgjigje hetimi që ka nisur për të zbuluar se ku ishin inspektorët dhe punonjësit e policisë se zonës kur ndodhte shkelja ligjore.
Top Channel