Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në Forumin Rajonal për Bizneset Sociale, një takim i organizuar me të rinj nga Ballkani Perëndimor.
Kreu i Bashkisë tha se bashkëpunimi dhe fryma e bashkimit të të rinjve në rajon duhet të jetë shembull për të gjithë.
“Fqinjët janë shumë të rëndësishëm, ndaj mos i merrni për të mirëqenë. Miqësia është si një tullë në një mur shumë të madh, të cilin ne po mundohemi ta ndërtojmë në Ballkan. Komunikimi mes të rinjve dhe shkëmbimi i ideve mes tyre është një mënyrë për të njohur njëri-tjetrin dhe për të krijuar start up-e, si një potencial për të ngritur më shumë biznese që menaxhohen nga të rinjtë”, tha kryebashkiaku.
Veliaj shtoi se me punë dhe organizim të mirë, Tirana dhe kryeqytetet e Ballkanit mund të bëhen Tel Avivi i Ballkanit.
“Unë mendoj se mund të kemi aspirata realiste mbi atë se çfarë mund të bëhen qytetet dhe Tirana, Prishtina, Beogradi, Shkupi, Podgorica, apo Sarajeva, mund të bëhen Tel Avivi i Ballkanit”.
Top Channel