Kuvendi diskuton sot aktin normativ për disa shtesa në ligjin “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe menyrën e përdorimit të tyre”.
Sipas aktit, në institucionet publike, krahas flamurit kombëtar do të vendoset edhe ai i Bashkimit Europian, nismë kjo e cila ndërmerret pas celjes së negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.
Gjithashtu në aktin normativ thuhet se përjashtim nga ndalimi i ngritjes dhe vendosjes së flamujve te huaj, sipas kësaj pike, përbën flamuri i Bashkimit Evropian, i cili vendoset përkrah flamurit kombëtar në të gjitha institucionet publike, në mjediset e tyre të brendshme dhe të jashtme.”
“Me hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, lind nevoja që institucionet e shtetit shqiptar të përshtatin aspektet protokollare dhe të ceremonialit shtetëror, për të pasqyruar këtë hap të rëndësishëm për vendin tonë.
Duke qenë në pritje të zhvillimeve të vrullshme dhe të takimeve intensive ndërmjet ekipeve negociuese, që pritet të ndodhin së shpejti, të cilat janë në vijim të përgatitjeve më të hershme që prej qershorit të vitit 2018 për ngritjen e strukturës së negociatave të anëtaresimit, si dhe ndërmarrjes së reformave të vështira thelbësore, ky akt normativ duhet miratuar me urgjencë për të qenë të përgatitur në afatin më të shkurtër, si nga ana ceremoniale, ashtu dhe protokollare.” -thuhet në relacionin që shoqëron aktin normativ.
Top Channel