Një organizata kriminale shqiptare që merrej me kultivim dhe trafikim kanabisi është zbuluar në Spanjë.

Të paktën 10 persona janë arrestuar pas operacionit të Gardës Civile të Tarragonës.

Operacioni u koordinua këtë të mërkurë në katër pika të Katalonjës, në Reus , Taradell ose Cambrils, Tortosa si dhe në një magazinë në Torre Serona, në Segrià.

Për momentin nuk dihet se sa bimë janë gjetur dhe as sasia e drogës së sekuestruar. Operacioni vijo ende dhe nuk përjashtohet mundësia për arrestime të tjera.

300 agjentë janë përfshirë në operacionin kundër trafikimit të drogës në Evropë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA