Foto Ilustruese

Qëndrimet e Shtëpisë së Bardhë i përforcoi me zë edhe përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim, e cila bëri të qartë se Shqipëria ka jo vetëm mbështetjen, por edhe mbrojtjen e aleatit të saj të madh në rast sulmi.

“Më lejoni ta përdor edhe këtë rast për të theksuar rëndësinë e veprimit që është ndërmarrë kundër sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë….Ne kemi parë deklaratën e bere nga kryeministri Edi Rama sot ne mesditë. Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Duhet të jetë absolutisht e qartë, qe kur miku ynë, aleati ynë Shqipëria  është në sulm, SHBA do të ndërmarrin veprime”- u shpreh Yuri Kim.

Vendimi i  Kryeministrit Edi Rama u përshëndet jo vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por si rrallë herë  edhe opozita u shfaq në një mendje me ekzekutivin.

Demokratët që mbështesin linjën e Alibeaj dhe Partia e Lirisë përkrahën vendimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Jorida Tabaku kërkoi që përgjegjësia të mos kërkohet vetëm jashtë kufiri,  por edhe brenda tij.

Me konciz ishte kolegu i saj Ferdinand Xhaferraj qe e quajti vendimin e Ramës pozitiv.

“Këto janë vendime pozitive”- tha ai.

Ndërprerjen e marrëdhënieve me Irain, Partia e Lirisë e vlerësoi si  vendim te duhur,  por të vonuar duke i sugjeruar Edi Rames  që të jetë  më i qartë në politikën e jashtme.

“Partia e Lirisë, e përkrah këtë masë ekstreme në marrëdhënien diplomatike mes dy vendeve tona, duke e quajtur të drejtë por pak të vonuar ndaj një vendi, që qëllimet e tij ndaj Shqipërisë i ka pasur agresive dhe destabilizuese, burim kërcënimi të papranueshëm për sigurinë kombëtare”- ishte ky qëndrimi i PL.

Demokratët qe mbështesin linjën e Alibeaj dhe partia e Ilir Metës ishin të parët që reaguan në radhët e opozitës, ndërsa nga selia blu dhe drejtuesi i saj Sali Berisha nuk  ka ende  zyrtarisht asnjë reagim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA