Lezhë/ Kishte fshehur armën e zjarrit në ambientet e jashtme të banesës së tij, vihet në pranga 57-vjeçari

07/09/2022 10:07

Një 57-vjeçar është vënë në pranga, pasi kishte fshehur armën e zjarrit jashtë banesës së tij.

Shtetasi me iniciale Rr. K. banues në Zejmen u arrestua në bazë të operacionit policor të koduar “Garden”, njëkohësisht u sekuestrua edhe arma pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA