Një 45-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi mbante armë zjarri në brez, e cila ishte gati për qitje.
Shtetasi me iniciale G. T. ishte nën efektin e aklkooit dhe paraqiste rrezikshmëri të lartë për njerëzit.
Gjatë operacionit policor të koduar “Baruti” u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me fishek në fole dhe 1 krëhër me 7 fishekë në të.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Një 42-vjeçar është vënë në pranga për kultivimin e lëndëve narkotike, në tokën e tij.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kreshpan 3”, u asgjësuan bimët e dyshuara Cannabis Sativa në Kreshpan të Fierit.
Për shtetasin me iniciale F. M. materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel