Një 55-vjeçar është vënë nën hetim pasi i vuri zjarrin një sipërfaqeje toke me ullinj në Ksamil.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. B., 55 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Ky shtetas dyshohet se ka djegur zjarr në afërsi të banesës së tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pemë ulliri. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi E. Gj. se ditën e djeshme, 2 shtetas të paidentifikuar, i kanë vjedhur një çantë, në të cilën kishte sende personale dhe një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, sipas policisë.
Top Channel