“Eksponentë të krimit brenda Policisë”, opozita kërkon seancë dëgjimore me ministrin Çuçi dhe ish-drejtorin e Policisë, Gledis Nano

07/09/2022 12:33

Opozita do të thërrasë në seancë dëgjimore në Komisionin për Sigurinë Kombëtare ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, lidhur me situatën e kriminalitetit në vend, si edhe ish drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Vendimi u bë i ditur nga deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj, në një prononcim për mediat nga kryesia e Kuvendit, ku e cilësoi situatën e kriminalitetit në vend si mjaft shqetësuese.

Xhaferraj iu referua deklaratës se ish drejtorit të policisë së Shtetit Gledis Nano dhënë për një television francez, ku tha se 14 eksponentë shumë të rrezikshëm të botës së krimit I shpëtuan arrestimit për shkak se operacioni u dekonspirua, një deklaratë që u konsideruar si shumë e rëndë nga deputeti demokrat.

“Gledis Nano u shkarkua për arsyen e cuditshme për mosrealizim objektivash por askush nuk e di në këtë vend se cfarë ishin objektivat. Dhe po atë ditë pamë një deklaratë të ambasadores Kim, që thoshte se Gledis Nano ishte dhe mbetet një partner shumë i fortë i SHBA.” – u shpreh Xhaferraj.

Referuar deklaratës së Gledis Nanos pas shkarkimit, Xhaferraj tha se ajo nënkupton se krimi është brenda policisë dhe eksponentë të krimit të organizuar janë brenda Policisë së Shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA