17/11 22:57
Kohët e fundit po ndodh shpesh që presidenti Vladimir Putin të “kapet mat” teksa bën lëvizje të pakontrolluara, duke rritur akoma më shumë dyshimet se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë.
Gjatë një takimi me të rinjtë dhe ambientalistët, 69-vjeçari vazhdoi me avazin e vjetër – atë të lëvizjes së pakontrolluar të këmbëve. Gjatë bisedës me të rinjtë në Kamchatka, Putin vazhdimisht është parë duke lëvizur këmbët, e në veçanti thembrat.
Dyshimet për gjendjen e rëndë shëndetësore të Putinit lindën kohë më pare, madje është thënë se ai vuan nga kanceri apo parkinsoni.
Top Channel