Stuhi e fuqishme në Korenë e Jugut, dëme të shumta dhe një person i zhdukur (Foto)

06/09/2022 12:46

Stuhia më e fortë ciklonike e këtij viti, tajfuni Hinnamnor, ka goditur Korenë e Jugut duke shkaktuar dëme në qytetet në bregdetin jugor.

Nga frika e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve, zyrtarët evakuuan rreth 3,500 njerëz përpara stuhisë, në qytetin ishullor Geoje.

Ritmi i erës arriti deri në 54 km/orë në drejtim të veriut, duke shkaktuar dallgë të mëdha dhe shira të dendur me përmbytje.

Zjarrfikësit shpëtojnë një burrë nga lumi i përmbytur Taehwa në Ulsan, Koreja e Jugut, 6 shtator 2022.

Sipas BBC deri më tani nuk raportohet për viktima, por një 25-vjeçar në Ulsan mbetet i zhdukur.

Presidenti Yoon Suk-yeol mbajti takime në lidhje me situatën emergjente përpara se tajfuni i fuqishëm të niste shkatërrimet.

Trenat u pezulluan, qindra fluturime u anuluan në mbarë vendin, njëkohësisht bizneset dhe shkollat ​​u mbyllën herët.

Uji kafe përmbyt një rrugë në Pohong

Koreja e Veriut gjithashtu u përgatit për stuhinë, me udhëheqësin Kim Jong Un që mbajti një takim dy ditor për parandalimin e fatkeqësive.

Mëngjesin e sotëm tajfuni i fuqishëm u largua duke lënë pas vetëm shkatërrime në të gjitha zonat.

Një burrë qëndron në buzë të një dyqani të dëmtuar në Busan me dysheme të përmbytura dhe xhama të thyer

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA