Inside Story/ Spiuni me statusin e diplomatit, mision në portin e Durrësit gjatë stërvitjes ushtarake

06/09/2022 22:34

Në një material sekret të strukturave inteligjente që Inside Story disponon, zbulohet se një punonjës i ambasadës ruse, me statusin e diplomatit, ishte parë pranë portit teksa dislokoheshin ushtarët e aleancës.

Prezenca e tij ra në sy pasi mashtroi duke u prezantuar tek strukturat portuale si shtetas ukrainas me detyrë atashe’ tregtar në ambasadë. Ai, kishte deklaruar se interesohej për shkëmbimet tregtare referuar raportit sekret.

“Dyshohet që ai ka fshehur se është funksionar i ambasadës ruse, me qëllim që të mos ngjallte dyshime tek personat që ka takuar dhe ta kishte më të lehtë sigurimin e informacionit mbi trupat dhe mjetet ushtarake që do të zbarkonin në portin e Durrësit në kuadër të stërvitjes ushtarake”

“Gjithë ky informacion mblidhet në funksion të vendimarrjes se ku dhe si Rusia do të përcaktojë politikën e saj të jashtme dhe gjithë çështja në raportin me marrdhëniet me Rusinë është se Rusia ka zgjedhur ta mbizotëroj në vendimarrjen te autoritarizmi”

Burimet konfirmojnë se diplomati në fjalë është shpallur non grata dhe është dëbuar. Identiteti i tij nuk mund të bëhet publik për shkak të ruajtjes së sekretit shtetëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA