Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi do të sjellë në rajon përsëri emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, kësaj radhe edhe me këshilltarët e presidentit të Francës dhe kancelarit gjerman.

Nga Bashkimi Evropian bëjnë me dije se ndarazi emisarët do të takojnë Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç për të parë si do të vazhdohet tutje me dialogun.

Përfshirjen më intensive në dialog të Francës dhe Gjermanisë e ka mirëpritur i pari i qeverisë, Albin Kurti.

Deri më tani Bashkimi Evropian nuk ka dhënë detaje për kohën dhe agjendën e një takimi të mundshëm në kuadër të dialogut, megjithëse në Kosovë pritet të diskutohet për çështjen e targave.

Por, gjatë qëndrimit në veri të Kosovës, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç tha se nuk do të ketë marrëveshje tjetër pa dakordim për implementimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

E këto deklarata po shihen si nxitëse në vend.

Deri më 1 tetor është në fuqi vendimi i reciprocitetit që detyron vozitësit e automjeteve me targa të Serbisë të mbulojnë me letra ngjitëse simbolet shtetërore me të hyrë në territorin e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA