Risitë e një sezoni/ Wake Up me Blendi Salajn. Zemani te Dancing, Nebiaj te Për’puthen

05/09/2022 19:55

Sezoni i ri filloi sot në Top Channel, duke çelur siparin me programet e para.

Wake Up zgjoi sot shikuesit me tre prezantues te rinj dhe konceptim te ri. Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Mucaj do të jenë çdo ditë me ju nga e hëna në të premte në Top Channel dhe Top Albania Radio.

Programi i përditshëm Shqipëria Live me Erjona Rusin dhe Flori Gjinin pasoi programacionin duke i qëndruar besnik traditës së këtyre viteve. Ftesë në Pesë me Bieta Sulon feston pesë vjetorin përgjatë këtij sezoni.

Ndërsa programi investigativ Fiks Fare me Dorin dhe Devisin si gjithmonë në orën 20:00 nga e hëna në të premte, ngre sot siparin për sezonin e 21-te.

Prime time i së hënës dhe të enjtes vjen me Top Story me Sokol Ballën me debatet politike dhe aktualitetin e ditës.

E diell dhe Procesi Sportiv kanë një imazh dhe investim të ri, me studiot e reja të Top Channel. Si gjithmonë me Edi Manushin. Risitë dhe ndryshimet nuk do te mungojnë.

Programet e prime time do të vazhdojnë me shown e ri Dancing with the Stars nën moderimin e Bora Zemanit. Isli Islami mesa duket do jete pjesë e programit ndërsa partneres se tij te mëngjesit, Ori Nebiajt i është besuar drejtimi i Përputhen, ne një version te përmirësuar në formë dhe përmbajtje. Mbrëmjet tuaja argëtuese do ti kaloni vetëm në shoqërinë e  “Më lër të flas” me Romeo dhe Donald Veshajt. Gjatë të mërkurave cikli i dokumentarëve Inside Story do të  zhvendoset në orën 21:00 të martave.

Sezoni do te përcaktohet dhe nga evenimenti i madh i kupës se botes ne futboll. Top Arena do të jete programi që do të shoqërojë publikun përgjatë botërorit në prime time çdo natë me zhvillimet surprizë të këtij botërori të shumëpritur.

Reality show me shikueshmërinë më të lartë në të gjithë historinë e  ekraneve shqiptare Big Brother Vip Albania me Arbana Osmanin do të fillojë brenda këtij sezoni, pikërisht ne mes të dhjetorit, pas finales se kampionatit botëror.

Goca dhe Gra, programi që sjell realitetin e shoqërisë nën optikën e të ftuarave dhe njëkohësisht moderatoreve Dalina Buzi, Fatma Haxhialliu, Armina Mevlani dhe se fundmi Jeri Lalaj do të transmetohet çdo të mërkurë.

Programet javore nga ana tjetër do të jenë po ato. Cikli i dokumentarëve “Gjurmë Shqiptare” me Marin Memën vjen çdo të hënë në orën 20:00.

Dritarja artistike e artistëve dhe veprave më të mira të tyre vjen po ashtu çdo të shtunë në orën 13:45 në Artkand me Jetona Kocibellin.

Cikli i dokumentarëve  artistike, socialë dhe të aktualitetit “Exclusive” do të vijojë çdo të premte në orën 20:15.

Prodhimet e mëdha të filmave si soap opera “Parajsa e Zonjave” telenovela “Mali i Yjeve”, apo filmi serial “Bandat e Londrës” dhe “Skandal” do të jenë pjesë e sezonit të ri. Rivjren po ashtu për herë të parë seriali i Gjergj Xhuvanit “ Në kërkim të kujt.’

Me programe dhe risi, kështu Top Channel do te vazhdoje si gjithmonë të jetë zgjedhja juaj e parë me të gjitha prodhimet e veta informuese, argëtuese dhe kulturore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA