Liz Truss do të bëhet kryeministrja e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar, pasi fitoi garën për të zëvendësuar Boris Johnson si lider të Partisë Konservatore.
Por kush është Liz Truss?
Mary Elizabeth Truss lindi në Oksford, më 26 korrik 1975 dhe studioi në Universitetin e Oksfordit.
Në vitin 1996, iu bashkua Partisë Konservatore e prej 2010-s është pjesë e Parlamentit britanik.
Ndonëse mbështetëse e qëndrimit në Bashkimin Europian, u bë e preferuara e krahut të djathtë të konservatorëve pro BREXIT.
Dikur aktiviste e liberal-demokratëve e që në vitet ‘80 marshonte kundër kryeministres së kohës Margaret Thatcher dhe tani nuk e fsheh simpatinë për “gruan e hekurt”.
Ajo është një ish-aktiviste liberal-demokrate, e cila marshoi kundër Margaret Thatcher në vitet 1980, por që tani pretendon se është ‘rojtarja’ e flakës së Thatcherit.
Si sekretare e jashtme, Truss i qëndroi besnike Boris Johnsonit deri në fund, edhe pasi ministrat e tjerë e braktisën.
Mbështetësit e konservatorëve bazë të Liz Trussit shohin tek ajo cilësitë e palëkundura, këmbëngulëse dhe të vendosura që ata admironin te Margaret Thatcher, një imazh që vetë zonja Truss është përpjekur ta ndjekë.
Maurizio Giuliano, një student universiteti në të njëjtën kohë me të tha për BBC se kryeministrja e sapo zgjedhur dallohej nga studentët e tjerë. “Ajo ishte e fortë dhe me opinione dhe kishte pikëpamje shumë të forta.”
Debati serioz politik ishte rend i ditës në familjen Truss, sipas Françeskut, më i riu nga tre vëllezërit e saj më të vegjël.
Nëna e saj mori pjesë në marshimet për fushatën për çarmatimin bërthamor, një organizatë që kundërshtoi ashpër vendimin e qeverisë Thatcher për të lejuar instalimin e kokave bërthamore amerikane në RAF Greenham Common, në perëndim të Londrës.
Në Universitetin e Oksfordit, Truss studioi filozofi, politikë dhe ekonomi, ndërsa miqtë e saj e kujtojnë një person të vendosur dhe të shpejtë.
“Më kujtohet vendosmëria e saj, e cila ishte shumë mbresëlënëse për mua. Ajo ishte shumë e shpejtë me gjithçka. Shëtiste shpejt nëpër kolegj, duke qenë kudo”, tha Jamshid Derakhshan, i cili studionte për një diplomë pasuniversitare në matematikë kur Truss ishte studente në universitet.
Truss ishte e përfshirë në shumë fushata dhe kauza në Oksford, por i kushtoi shumë nga koha e saj politikës, duke u bërë presidente e Liberal Demokratëve në universitet. Ajo gjithashtu bëri fushatë për legalizimin e kanabisit.
Konvertimi i saj në konservatorizëm, nga fundi i kohës së saj në Oksford thuhet se ka tronditur prindërit e saj me prirje të majtë.
Megjithatë, atë që e ka përshkruar si “të kaluarën e saj të dyshimtë” u rikthye për ta përndjekur, ndërsa ajo u përpoq të bindte anëtarët konservatorë se ajo ishte me të vërtetë një prej tyre.
Pas diplomimit në Oksford, ajo punoi si kontabiliste për Shell, dhe Cable & Wireless, dhe u martua me kolegun e saj dhe kontabilistin Hugh O’Leary në vitin 2000, ndërsa kanë dy fëmijë.
Truss qëndroi si kandidate konservatore për Hemsworth, West Yorkshire, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2001, por humbi.
Ajo pësoi një tjetër humbje në Calder Valley, gjithashtu në West Yorkshire në vitin 2005. Por, me ambiciet e saj politike, Truss u zgjodh si këshilltare në Greenwich, në juglindje të Londrës, në vitin 2006 dhe nga viti 2008 punoi gjithashtu për qendrën e së djathtës për Reformën.
Udhëheqësi konservator David Cameron e vendosi Truss në “listën A” të kandidatëve me përparësi për zgjedhjet e vitit 2010 dhe ajo u zgjodh për të kandiduar për vendin e sigurt të Norfolkut Jugperëndimor.
Në vitin 2012, pak më shumë se dy vjet pasi u bë deputete, ajo hyri në qeveri si ministre e Arsimit dhe në vitin 2014 u emërua sekretare e mjedisit.
Më pak se një vit më vonë, erdhi ndoshta ngjarja më e madhe politike në një brez, referendumi i BE-së. Truss bëri fushatë për ‘Remain’, duke shkruar në gazetën Sun se Brex-it do të ishte “një tragjedi e trefishtë, më shumë rregulla, më shumë forma dhe më shumë vonesa kur shitej në BE”.
Megjithatë, pasi pala e saj humbi, ajo ndryshoi mendje, duke argumentuar se Brexi-t ofroi një mundësi për të “shkundur mënyrën se si funksionojnë gjërat”.
Nën qeverisjen e kryeministres Theresa May, ajo u bë kancelarja e parë grua dhe njëkohësisht sekretare e Drejtësisë, ndërsa pati disa përplasje me gjyqësorin.
Pas 11 muajsh si sekretare drejtësie, ajo u ngrit në detyrë duke marrë postin si kryesekretare në Thesar. Kur Boris Johnson u bë kryeministër në vitin 2019, Truss u transferua në sekretaren e tregtisë ndërkombëtare.
Në vitin 2021, në moshën 46-vjeçare, ajo u zhvendos në një nga punët më të larta në qeveri, duke marrë detyrën nga Dominic Raab si sekretare e Jashtme.
Në këtë rol, ajo ka kërkuar të zgjidhë problemin kyç të Protokollit të Irlandës së Veriut, duke hequr pjesë të një marrëveshjeje BE-MB pas Brexit.
Kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të këtij viti, ajo mbajti një qëndrim të ashpër, duke këmbëngulur që të gjitha forcat e Vladimir Putin të largoheshin nga vendi, por u përball me kritika për mbështetjen e njerëzve nga Britania e Madhe që donin të luftonin në Ukrainë.
Vendimi i Truss për të pozuar për fotografët në një tank, ndërsa vizitonte trupat britanike në Estoni, u pa si një përpjekje për të imituar Margaret Thatcher, e cila ishte fotografuar në mënyrë të ngjashme në bordin e një tanku Challenger në vitin 1986.
Por ajo gjithmonë i ka hedhur poshtë kritikat e tilla, duke thënë: Është mjaft frustruese që politikanet krahasohen gjithmonë me Margaret Thatcher, ndërsa politikanët meshkuj nuk krahasohen me Ted Heath”.
Fushata e Truss për udhëheqjen e partisë nuk ka qenë pa polemika. E shtyrë se si do ta trajtonte krizën e kostos së jetesës, ajo tha se do t’i përqendronte përpjekjet e saj në “uljen e taksave”.
Top Channel