Liz Truss ose Rishi Sunak do të zgjidhen ditën e sotme në krye të Partisë Konservatore dhe si kryeministër/e e Mbretërisë së Bashkuar, pas një gare “rraskapitëse verore”
Ata kanë kaluar gjashtë javët e fundit duke “luftuar” për të bindur anëtarët konservatorë se kanë atë që duhet për të drejtuar partinë dhe vendin pasi Boris Johnson dha dorëheqjen.
Por kombi tani është disa orë larg vendimi se cili nga dyshja kanë fituar çelësat e Numrit 10.
Kështu, në orët e mesditës, kryetari i komitetit të deputetëve të 1922, Sir Graham Brady, do të shpallë rezultatin.
Si rezultat, Johnson do të kthehet më vonë këtë javë në stolat e pasme të konservatorëve, ndërsa fituesi i garës për lidership do të shikojë përpara për të emëruar ekipin e tyre kryesor pasi të vizitojë Mbretëreshën në Balmoral.
Top Channel