Të paktën 21 persona kanë humbur jetën pas një tërmeti me magnitudë 6.6 ballë që goditi Kinën jugperëndimore.
Lëkundjet e forta ndërprenë linjat telefonike dhe shumë masa shkëmbinjsh u rrëzuan duke shkaktuar dëme serioze.
Në kulmin e rregullave strikte të Covid, qyteti i rreth 21 milionë njerëzve në kryeqytetin e Sichuan, vetëm në pak minuta u kthye në kaos.
Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë raportoi se epiqendra e tërmetit ishte në Luding, një qytet në një rajon të largët malor që ndodhet rreth 226 km në jugperëndim të Chengdu.
Sipas BBC lëkundjet dëmtuan ndërtesa duke lënë rrugë të bllokuara për një kohë të gjatë.
Gjithashtu disa termocentrale u mbyllën në zonat e Garze dhe Ya’an.
Më shumë se 500 personel shpëtimi janë dërguar në epiqendrën e tërmetit, ndërsa po punohet për pastrimin e rrugëve të mbushura nga dheu.
Banorët e Chengdu raportuan se kishin parë njerëz që po dilnin nga apartamentet e tyre të larta në panik pasi morën alarme për tërmet në telefonat e tyre.
Chengdu është qyteti i fundit që u mbyll nga autoritetet kineze të ditën e premte, në një përpjekje për të frenuar rritjen e rasteve me Covid.
Fatkeqësia e fundit vjen disa muaj pasi një tërmet me magnitudë 6.1 goditi Sichuan në qershor.
Sichuan është një zonë e prirur ndaj tërmeteve, pasi shtrihet përgjatë kufirit lindor të rrafshnaltës Qinghai-Tibetan.
Fatkeqësia e fundit kujtoi gjithashtu një tërmet me magnitudë 8.0 që goditi qarkun Wenchuan në veriperëndim të Sichuan në 2008, i cili vrau 70,000 dhe shkaktoi shkatërrime të gjera.
Top Channel