Rusia përgjigjet pas sulmit ukrainas ndaj një cisterne nafte në Mesdhe, godet portin e Odesës, 7 të vdekur dhe 15 të plagosur
Të paktën dy persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur nga një shpërthim me bombë pranë hyrjes së ambasadës ruse në kryeqytetin afgan Kabul.
Ministria e jashtme në Moskë tha se viktimat janë personel i ambasadës ruse, por edhe afganë.
Më herët, agjencia shtetërore e lajmeve RIA raportoi se një diplomat dhe një roje sigurie e ambasadës ishin plagosur në një sulm.
Deri më tani nuk është zbuluar ende se kush e ka kryer sulmin, i cili sipas BBC u konsiderua “sulm i konsiderueshëm vetëvrasës”.
Policia në Kabul deklaroi se sulmuesi kishte në shënjestër ambasadën.
Ai u qëllua për vdekje dhe u pasua me shpërthimin e eksplozivëve të tij, të cilët kishin qenë të aktivizuara.
Rusia është një nga vendet e pakta që ka një prani diplomatike në Afganistan, pasi talibanët morën kontrollin e vendit në gusht të vitit të kaluar.
Rusia nuk e njeh zyrtarisht qeverinë e talebanëve. Megjithatë, të dyja palët kanë diskutuar mbi marrëveshjet që kanë të bëjnë me blerjen afgane të mallrave si gruri, gazi dhe nafta nga Moska.
Top Channel